Ju duhet t’i vlerësoni aftësitë tuaja të frëngjishtes për arsye akademike, profesionale ose personale?

TCF (Test de connaissance du français) është test zyrtar i siguruar nga Ministria e Arsimit të Lartë dhe Kërkimeve. Ky test vlerëson aftësitë e frëngjishtes, duke u fokusuar në kuptuarit me gojë dhe me shkrim, si dhe të kuptuarit e sintaksës dhe gramatikës.

TCF përbëhet nga 3 pjesë: Pyetje me përzgjedhje të shumëfishta, shprehje me shkrim dhe shprehje me gojë (intervistë me ekzaminues).

Pas testit, ju do të pajiseni me një certifikatë të vlefshme për dy vite.

Çfarë lloje të TCF?

TCF Tout Public 

Nëse dëshironi t’i vlerësoni aftësitë tuaja në gjuhën frënge për arsye personale, akademike ose profesionale, si dhe vlen për ata që aplikojnë për nënshtetësinë franceze.

TCF Canada 

Nëse dëshironi të pajiseni me vendbanim të përhershëm në Kanada (jashtë provincës së Kebekut), dhe duhet ta vlerësoni nivelin tuaj të frëngjishtes si pjesë e procedurës për emigracionin ekonomik ose të pajiseni me nënshtetësi kanadeze.

TCF Québec 

Nëse dëshironi të vendoseni për një kohë të gjatë në Kebek dhe duhet të keni vlerësuar nivelin tuaj të frëngjishtes për aplikimin tuaj për emigracion.

TCF për nënshtetësinë franceze

Ju po aplikoni për nënshtetësi franceze dhe duhet të vlerësoni nivelin tuaj të frëngjishtes për të kompletuar aplikimin tuaj.

Përgatituni për testet TCF nga TV5Monde: https://apprendre.tv5monde.com/fr/tcf

X