Kurse të përgjithshme të gjuhës frënge

Kurse të përgjithshme të gjuhës frënge:

Kurset tona ndjekin një qasje inovative dhe cilësore. Kurrikula është e strukturuar sipas Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët.

Kurset tona:
Keni nevojë për të përcaktuar nivelin tuaj, për të zhvilluar aftësitë tuaja, për të planifikuar një udhëtim në një vend frankofon, për të përgatitur një intervistë pune ose për të aplikuar në një universitet francez? Ne jemi këtu për të ju ndihmuar!
Përcaktoni nivelin në të cilin duhet të jeni, çfarë lloji të kursit dëshironi të ndiqni dhe orarin. Nëse nuk jeni fillestar, na kontaktoni për të caktuar një test të përcaktilit të nivelit.

Fillestar (A1):
Tekstet: Alter Ego
Mëso fjalit themelore në gjuhën frënge për të prezantuar veten dhe të komunikoni në situata të përditshme. Pas përfundimit të nivelit A1 (90h), mund të merrni provimin DELF A1.
Niveli A1 ndahet në 3 module prej 30 orësh.
Çdo modul do të zgjasë 10 javë, me kurse të mbajtura dy herë në javë. Kuset zgjatin 90 minuta.
90€ per module

Fillestare (A2):
Tekstet: Alter Ego
Flisni për veten tuaj dhe mjedisin, jepni mendimin tuaj mbi temat e përditshme të jetës.
Pas përfundimit të nivelit A2 (90h), mund të merrni provimin DELF A2 dhe mund të jetoni në një vend frankofon.
Niveli A2 ndahet në 3 module prej 30 orësh.
Çdo modul do të zgjasë 10 javë, me kurse të mbajtura dy herë në javë.
Kuset janë 90 minuta secila.
100 € për modul

I ndërmjetëm (B1)
Tekstet: Nouvel Edito
Fitoni aftësitë gjuhësore për të trajtuar shumicën e situatave në një vend frankofon dhe të zotëroni nocione më komplekse të gramatikës. Pas përfundimit të nivelit B1 (90h), mund të merrni provimin DELF B1.
Niveli B1 ndahet në 3 module prej 30 orësh.
Çdo modul do të zgjasë 10 javë, me kurse të mbajtura dy herë në javë.
Kurset janë 90 minuta secila.
110 € për modul

I avancuar (B2)
Komunikoni në mënyrë të pavarur, rrjedhshëm dhe me spontanitet. Pas përfundimit të nivelit B2 (90 orë), mund të merrni provimin DELF B2 dhe të aplikoni për gradën Master në Francë.
Niveli B2 ndahet në 3 module prej 30 orësh.
Çdo modul do të zgjasë 10 javë, me kurse të mbajtura dy herë në javë.
Kurset janë 90 minuta secila.
120 € për modul.
Kurset private/individuale: 20 € për orë, + 6 € për një student shtesë

Fëmijët dhe adoleshentët
Fëmijët (6 deri në 10 vjeç)
Njësitë prej 20 orësh (3 muaj), 90 €
Metoda: Les Loustics
Përmes këtij kursi, fëmijët futen në kulturën frënge, familjarizohen me gjuhën frënge dhe nxisin inteligjencën dhe kreativitetin e tyre përmes aktiviteteve të larmishme të të mësuarit, si këngë, lojëra, luajtje rolesh dhe tregime.
Një herë në javë për 1,5 orë
Adoleshentët (11-18 vjeç)
Njësitë prej 20 orësh (2.5 muaj), 90 €

Metoda: Adosphère
Adoleshentët mësojnë të flasin, lexojnë dhe shkruajnë në frëngjisht me materiale dhe metoda të përshtatura për moshën dhe interesat e tyre.
Dy herë në javë nga 1 orë

X