Kush jemi ne?
Aleanca Franceze e Prishtinës është një OJQ lokale e themeluar në vitin 2002 si Qendër Kulturore Franceze, e cila në vitin 2011 u bë Aleancë Franceze.
Ne jemi e vetmja qendër e akredituar për provimet DELF-DALF në Kosovë, të cilat njihen ndërkombëtarisht dhe janë të vlefshme për tërë jetën.
Aleanca Franceze është një qendër e cila promovon gjuhën frënge, kulturën frankofone dhe shkëmbimet kulturore midis Francës dhe Kosovës.
Aleanca Franceze ofron shumë mundësi për të mësuar gjuhën frënge, shqipe dhe serbe,përmes kurseve, por edhe duke marrë pjesë në eventet tona të shumta kulturore: shfaqjet e filmave, debatet, konferencat etj.
Ju gjithashtu mund të përfitoni shumë edhe nga mediateka jonë, e cila përmban libra të shumta dhe dvd-ja në gjuhën frënge!
Ky vend është i juaji dhe është i hapur për të gjithë.
Presim me padurim t’ju shohim në Aleancën Franceze të Prishtinës!
Çfarë thonë studentët tanë

Njomza Mjeku
Student B1Të flasë gjuhën frënge është njëra nga dëshirat e mia të fëmijërisë, të cilës jam duke i dhënë jetë çdo ditë e më shumë! Më saktësisht, duke qenë pjesë e Aleancës Franceze në Prishtinë, si studente e gjuhës frënge, në kurset që Aleanca Franceze ofron, dhe si vullnetare, unë çdo ditë e më shumë flas frëngjisht, kuptoj dhe lexoj më mirë. Çdonjëri person që punon në këtë vend ta krijon ndjesinë se në Aleancën Franceze je në shtëpinë tënde!