Pse të mësojmë frengjisht?
Mësoni më shumë se një gjuhë!
Franca ka ekonominë e pestë më të zhvilluar në botë dhe është një ndër vendet kyçe në fusha të tilla si moda, turizmi, gastronomia, si dhe aeronautika, energjia dhe industria farmaceutike.
Frëngjishtja është gjuhë zyrtare në shumicën e organizatave ndërkombëtare: Bashkimi Evropian, OKB, OSBE, OECD, WTO, etj.
Vendet frankofone janë destinacionet kryesore për arsim universitar. Universitetet franceze janë ndër më të mirat dhe më prestigjozët në botë.
Frëngjishtja është gjuha e kulturës, gastronomisë, letërsisë dhe përpunimit!
Frëngjishtja është gjuha e pestë më e folur në botë dhe flitet në çdo kontinent.
Pra, pse të prisni më gjatë? Ejani dhe bëhuni pjesë e kurseve tona!
Certifikimet DELF-DALF
Aleanca Franceze është e vetmja qendër e autorizuar në Kosovë që ofron çertifikata zyrtare të gjuhës frënge të cilat janë të vlefshme për tërë jetën dhe poashtu njihen ndërkombëtarisht.
Ligjërues të kualifikuar
Mësimdhënësit tanë janë të trajnuar mirë dhe praktikojnë një qasje moderne në mësimin e gjuhëve në grupe të vogla për të lehtësuar bashkëveprimet.
Mediateka
Me më shumë se 3 000 libra, DVD dhe CD, Aleanca Franceze ka koleksionin më të madh të librave në gjuhën frënge të Kosovës.