DELF-DALF
Aleanca Franceze është e vetmja qendër e autorizuar në Kosovë që ofron çertifikata zyrtare të gjuhës frënge të cilat janë të vlefshme për tërë jetën dhe poashtu njihen ndërkombëtarisht.
DELF dhe DALF janë diploma zyrtare që jepen nga Ministria Franceze e Arsimit Kombëtar, për të çertifikuar aftësitë e kandidatëve të huaj në gjuhën frënge, poashtu edhe kandidatëve nga një shtet jo frankofon që nuk posedojnë një diplom të nivelit të frengjishtes te shkollave të mesme apo universitare të arsimit publik.
DELF dhe DALF jane katër diploma të pavarura që korrespodojnë me katër nivelet e kompetencave gjuhësore (CEFR, Kuadri Përbashkët Europian i References Për Gjuhët), e definuar nga shtetet Europiane.
Për secilin nivel, për të katër kompetencat bëhet vlerësimi:
– Të kuptuarit me gojë
– Të shprehurit me gojë
– Të kuptuarit me shkrim
– Të shprehurit me shkrim
Pse të kalohet DELF dhe DALF?
– Diplomë zyrtare e njohur ndërkombëtarisht
– E vlefshme për tërë jetë
– Të çertifikosh njohurit tuaja të frengjishtes për arësye edukimi dhe profesionale
Cilin test duhet ta bëjë?
DELF Prim (A1.1, A1, A2)
Fëmijët nga mosha 8 deri në 12 vjeç.
Temat e testeve janë të adaptuara për moshën dhe intereset e fëmijëve. Qëllimi i testit është që të nxisë interesat e fëmijëve për gjuhën frënge dhe të përforcohet ajo që mësohet në shkollë.
DELF Junior (A1, A2, B1, B2)
Nxënësit e shkollave të mesme
Temat e testeve janë të adaptuara për moshën dhe intereset e adoleshentëve.
DELF DALF Tout Public (A1, A2, B1, B2, C1, C2)
Për të gjithë nga mosha 18 vjeç.
DELF B2 dhe më lartë janë teste të gjuhës frënge të kërkuara për univeristetet franceze.