Pse të zgjedhni Aleancën Franceze?
Ne jemi:
#1 në cilësi
Mësimdhënësit tanë janë të trajnuar mirë dhe praktikojnë një qasje moderne në mësimin e gjuhëve në grupe të vogla për të lehtësuar bashkëveprimet.
#1 në shërbime
Si student i Aleancës Franceze, ju keni qasje falas në bibliotekën tonë dhe Wi-Fi, zbritje në provimet e DELF dhe ftesa për shumë aktivitete tona kulturore.
#1 në kulturë
Aleanca Franceze ofron një program dinamik të ngjarjeve dhe netëve të filmave francezë për të ju ndihmuar të zbuloni kulturën franceze – të gjitha falas.
#1 në reputacion
Aleanca Franceze e Prishtinës është pjesë e një rrjeti global prej më shumë se 800 Aleancave Franceze në të gjitha kontinentet. Në Kosovë, ne jemi të mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Kulturës, dhe jemi partner zyrtar i ambasadës franceze për gjuhën frënge.
Ne jemi i vetmi institucion në Kosovë që lëshojmë diplomat zyrtare DELF dhe DALF.