Promovohet romani “Një zotëri Piekielny”

Shkrimtari francez, François-Henri Deserable, fitues i shumë çmimeve letrare franceze, sot pasdite në Prishtinë ka promovuar romanin “Një zotëri Piekielny”, i cili është përkthyer edhe në gjuhën shqipe, ndërkaq falënderoi Shtëpinë Botuese “Buzuku” për përkthimin e romanit.

François-Henri Deserable tregoi për historinë e librit të tij “Një zotëri Piekielny”, tha se është i lumtur që është për herë të parë në Kosovë dhe Ballkan.

Shkrimtari 30 vjeçar tregoi se si kishte lindur ideja për librin që i mori kohë ta shkruajë rreth dy vjet e gjysmë.

Autori ishte gjendur në mënyrë të rastësishme në Lituani, pasi ishte nisur që të shkojë në Bjellorusi, kështu që kur ka shkuar atje ia kanë vjedhur portofolin dhe kishte mbetur atje, duke u shëtitur nëpër rrugët e Vjenusit ka gjetur një pllakë, një përkujtim të shkruar në gjuhën frënge dhe lituanisht, një pllakë përkujtimore e cila tregonte se aty ka lindur dhe ka vdekur një shkrimtar francez, z. Piekielny.

Dhe kur ishte gjendur përballë kësaj pllake përkujtimore, iu ishte kujtuar ai zotëri, pasi që kishte lexuar librin e tij dhe iu ka kujtua fjalia pikërisht para asaj shtëpie, kështu që ka menduar se vetëm letërsia ta jep atë mundësi që ta kujtosh një rrugë dhe ta thuash emrin e saj, edhe pse të gjithë e kishin harruar.

Ai ka shtuar se në këtë libër ka folur edhe për vete, ngase kur ka qenë fëmijë, siç tha ai “mëna ime më thoshte se nuk do të bëhem një shkrimtar, pasi që dëshironte që të bëhesha avokat dhe profesor i Drejtësisë”.

Ndërsa, Avdullah Zeneli nga shtëpia botuese “Buzuku” vlerësoi se “Një zotëri Piekielny” në dhjetë vitet e fundit është romani më i mirë. Sipas tij, shumica e asaj që shkruhet në këtë roman, qoftë nga pjesa reale ose ajo imagjinare janë të njohura për të.

Ambasada e Francës në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe botimet “Buzuku” kanë organizuar takim me shkrimtarin francez François-Henri Deserable, i cili është mysafir nderi i Panairit të Librit që po mbahet këto ditë në Prishtinë, raporton KosovaPress.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/s33euRq_-78″ frameborder=”0″ allow=”autoplay; encrypted-media” allowfullscreen></iframe>

Leave a Reply

Your email address will not be published.

X