Kurset në distancë — 2

Kurset në distancë /online

Aleanca Franceze e Prishtinës ofron mësim në distancë për të gjitha grupet. Mësimi në distancë është mënyrë shumë e përshtatshme për të mësuar ose për të praktikuar një gjuhë.

Kurset në distancë përfshijnë orë me video në Zoom me profesorët e Aleancës Franceze në grupe të vogla, në mënyrë për të lehtësuar ndërveprimet midis studentëve dhe profesorit. Njëjtë si me kurse të rregullta, studentët punojnë në aftësitë e të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit.

Kurset në distance janë të disponueshme për të gjitha nivelet dhe llojet e mësimit, kurse në grup dhe kurse individuale përtë rritur, adoleshentë dhe fëmijë; në frëngjisht, shqip dhe serbisht.

Si të regjistroheni për kurset në distance?

Thjesht na e dërgoni një email në [email protected] , duke specifikuar nivelin tuaj dhe ne do t’ju dërgojmë informata mbi kursin dhe pagesën. Këtu mund ta gjeni programin tonë për sesionin pranveror 2020 me oraret dhe çmimet.

SHENIM: Të gjitha kurset e sesionit pranveror 2020 do të mbahen në distancë.

A dëshironi të dini se si zhvillohen kurse tona online?

Profesorët dhe studentët tanë e dëshmojnë këtë!
Për të zbuluar më shumë, shikojeni videon!

X