Vietnam 101 / Java e Dokumentarëve Vietnamez

  • 13/05/2019 - 16:00
  • Alliance Française de Pristina, Kosovo

VIETNAM 101
13, 14 dhe 16 maj 2019, 20:00h

Kino ARMATA, hapësira publike në Prishtinë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror, ka kënaqësinë të njoftojë për bashkëpunimin e rradhës me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema në shfaqjen e disa prej punëve më të rëndësishme dhe relevante të autorëve francez para publikut të Prishtinës dhe Kosovës.

Filmat nga seria ‘Vietnam 101’, dokumentarë të prodhuar në ose me temë Vietnamin, do të shfaqen në Kino ARMATA më 13, 14 dhe 16 maj 2019 dhe përfshijnë:

E hënë, 13 maj, 20:00h
“À QUI APPARTIENT LA TERRE?” (2009), 54 min.
Regjisor: Lê Doan Hong

E martë, 14 maj, 20:00h
“LE DERNIER VOYAGE DE MADAME PHUNG” (2014), 87 min.
Regjisor: Thi Tham Nguyen

E enjte, 16 maj, 20:00h
“RÊVES D’OUVRIÈRES” (2006), 52 min.
Regjisor: Phuong Thao Tran

Në kuptim si akademik ashtu edhe joformal, 101 përcakton faktet bazike të lidhura me një fushë ose çështje të caktuar. Gjatë 101, ARMATA shndërrohet në fushë mësimi për fillestarë dhe entuziastë, duke ofruar këndvështrim të freskët mbi disa prej filmave dhe autorëve më me ndikim të kohës sonë.

Të gjitha filmat do të shfaqen në gjuhën origjinale me titra anglisht dhe hyrja është falas. Kino ARMATA përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe gjindet në Rr. Brigada e Kosovës, prapa amfiteatrit të Sheshit Zahir Pajaziti.

EVENT INFO :

  • Start Date:13/05/2019
  • Start Time:16:00
  • End Date:16/05/2019
  • End Time:22:00
  • Location:Alliance Française de Pristina, Kosovo
  • Website:www.af-pristina.com

FIND THIS EVENT ON :

X