Takim me shkrimtarin francez Mathias Énard

  • 16/10/2018 - 20:00
  • Alliance Française de Pristina, Kosovo

Mathias Énard është romancier tashmë i njohur botërisht, specialist i gjuhëve dhe kulturave orientale. Ka studiuar persishten dhe arabishten, duke qëndruar një kohë të gjatë në Lindjen e Mesme. Jeton në Barcelonë dhe ligjëron arabishten në qytetin e Barcelonës dhe të Berlinit. Deri më tani është vlerësuar me çmime prestigjoze dhe veprat e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë.

Vlenë të theksohet se në romanin e tij ’’Tregoju për betejat,mbretërit dhe elefantët’’, ka për personazh kryesor një shqiptar, Mesihin nga Prishtina.

Takim me publikun e Aleancës Franceze të Prishtinës, shkrimtari nënshkruan librat e tij për publikun. Të gjitha takimet letrare do të jenë në gjuhën frenge, dhe do të ketë përkthim shqip.

EVENT INFO :

  • Start Date:16/10/2018
  • Start Time:20:00
  • End Date:16/10/2018
  • End Time:22:00
  • Location:Alliance Française de Pristina, Kosovo
  • Website:https://www.af-pristina.com

FIND THIS EVENT ON :

X