
🇫🇷🇽🇰Siç e dimë disa muaj më herët në Aleancën Franceze të Prishtinës është hapur edhe sektori Campus France, ku të gjithë studentët mund të informohen rreth studimeve në Francë.
Në kuadër të Frankofonisë, Aleanca Franceze dhe Ambasada e Francës në Kosovë organizojnë një takim, me të gjithë ata të cilët kanë përfunduar studimet e tyre në Francë, por edhe që kanë vazhduar jetën e tyre mbas studimeve.
Me kënaqësi ju ftojmë që të merrni pjesë në takimin «Alumni», ku do të debatojmë rreth përvojës tuaj si studentë në Francë, po ashtu edhe do të mund të shkëmbejmë ide të ndryshme.
Ky takim do të jetë i hapur për të gjithë, do të mbahet me 28 mars nga ora 19:00, në Aleancën Franceze të Prishtinës dhe do të pason me një koktej.
Ju mirëpresim!
EVENT INFO :
- Start Date:28/03/2019
- Start Time:19:00
- End Date:28/03/2019
- End Time:21:00
- Location:Alliance Française de Pristina, Kosovo
- Website:www.af-pristina.com