Godard 101 / Jean-Luc Godard Double

  • 02/04/2019 - 20:00
  • Kino ARMATA

GODARD 101
2 dhe 3 prill 2019, 20:00h

Kino ARMATA, hapësira publike në Prishtinë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror, ka kënaqësinë të njoftojë për bashkëpunimin e rradhës me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema në shfaqjen e disa prej punëve më të rëndësishme dhe relevante të autorëve francez para publikut të Prishtinës dhe Kosovës.

Filmat nga seria ‘Godard 101’, me regji të Jean-Luc Godard, do të shfaqen në Kino ARMATA më 2 dhe 3 prill 2019 dhe përfshijnë:

E martë, 2 prill, 20:00h
“LE MÉPRIS” (1963), 110 min.

E mërkurë, 3 prill, 20:00h
“PIERROT LE FOU” (1965), 112 min.

Në kuptim si akademik ashtu edhe joformal, 101 përcakton faktet bazike të lidhura me një fushë ose çështje të caktuar. Gjatë 101, ARMATA shndërrohet në fushë mësimi për fillestarë dhe entuziastë, duke ofruar këndvështrim të freskët mbi disa prej filmave dhe autorëve më me ndikim të kohës sonë.

Jean-Luc Godard (i lindur në 1930) është regjisor francezo-zviceran dhe pjesëtar kyç i “New Wave Francez”. I njohur për inovacione stilistike që sfidonin kinemanë konvencionale të Hollywood, ai është njohur botërisht si filmbërësi më radikal dhe më me ndikim i gjeneratës së Nouvelle Vague filmmakers. Puna e tij reflekton njohuri të historisë së filmit, kuptim të përgjithshëm të filozofisë ekzistenciale dhe marksiste, si dhe dije të thellë të fragjilitetit të lidhjeve njerëzore.

BIOGRAFIA DETAJE: http://www.newwavefilm.com/french-new-wave-encyclopedia/jean-luc-godard.shtml

Të gjitha filmat do të shfaqen në gjuhën franceze me titra anglisht dhe hyrja është falas. Kino ARMATA përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe gjindet në Rr. Brigada e Kosovës, prapa amfiteatrit të Sheshit Zahir Pajaziti.

EVENT INFO :

  • Start Date:02/04/2019
  • Start Time:20:00
  • End Date:03/04/2019
  • End Time:22:00
  • Location:Kino ARMATA
  • Website:www.af-pristina.com

FIND THIS EVENT ON :

X