
Edicioni i 19-të i FESTIVALIT TE FILMIT FRANKOFON në Kosovë do të mbahet nga data 13 deri më 18 nëntor, me komedinë si temë kryesore.
Në program i pasur me komedi nga Belgjika, Zvicra dhe Franca do të jenë në kinematë e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Pejës dhe Gjakovës,dhe Vushtrisë, filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër, për kënaqësinë e publikut të gjitha moshave. Dashamirë të filmit, frankofilë apo thjeshtë kurreshtarë mos e humbisni këtë ngjarje të pashmnagshme të artit të shtatë!
Festivali i Filmit Frankofon organizohet nga Ambasada Franceze, në bashkëpunim me ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës, Luksemburgut, dhe me Aleancën Franceze të Prishtinës.
Festivali gjithashtu mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Kulturës, në partneritet me Shtëpinë e Evropës (Europe House), Kino Armata, Kino Jusuf Gervalla, 7 Arte, Doku Kino, Anibar, dhe Parku kulturor Ali Podrimja.
TITRAT NE SHQIP DHE NË SERBISHT
EVENT INFO :
- Start Date:13/11/2019
- Start Time:12:00
- End Date:18/11/2019
- End Time:23:30
- Location:Kino ARMATA
- Website:https://af-pristina.com