Ekspozitë “France eMotion: udhëtim i animuar”

  • 30/10/2019 - 19:00
  • Alliance Française de Pristina

“France eMotion: udhëtimi i animuar” është një përvojë artistike e paparë, në kryqëzimin e fotografisë dhe animacionit dixhital, i cili do të zhytë spektatorët në një udhëtim befasues, duke i ftuar ata të zbulojnë ose rizbulojnë pasurinë e jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore franceze. Ekspozita paraqet 35 fotografi të vendeve kulturore franceze, të bëra nga katër fotografë ndërkombëtarë, dhe të animuara përmes një realiteti të shtuar me një aplikacion falas të celularit, i thjeshtë dhe i qasshëm për të gjithë.

Hapja do të bëhet të mërkurën, me 30 tetor në orën 19:00, dhe do të pasohet nga një koktej.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 12 nëntor 2019.

France eMotion është një iniciativë e udhëhequr nga Grupi i Turizmit dhe Kulturës i Atout France dhe Instituti Francez. Ajo është e organizuar me mbështetjen e Institutit Francez, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës dhe Ambasadës Franceze në Kosovë.

Making-of: https://www.youtube.com/watch?v=k_Pn0jgWGd0

EVENT INFO :

  • Start Date:30/10/2019
  • Start Time:19:00
  • End Date:12/11/2019
  • End Time:20:00
  • Location:Alliance Française de Pristina
  • Website:https://af-pristina.com

FIND THIS EVENT ON :

X