Debat për ndryshimet klimatike

  • 27/09/2018 - 20:00
  • Alliance Française de Pristina

Me cilat probleme përballen qytetet për përshpejtimin e ndryshimeve klimatike?
Cilat mund të jenë zgjidhjet: plani urban, menaxhimi i trafikut, përmirësimi i energjisë, menaxhimi i ujit dhe mbeturinave …?
Çfarë mund të bëjë Prishtina për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike?

Në kuadër të javës diplomatike për ndryshimet klimatike, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Ambasada e Francës në Kosovë ju ftojnë të enjten më 27 shtator në orën 20:00 në Aleancën Franceze të Prishtinës :

Në një mbrëmje (në frëngjisht dhe shqip) në “Përshtatja e qyteteve me ndryshimet klimatike”

Në një debat për Ndryshimet Klimatike me:
– Zonjën Gwendoline Mennetrier, nga UN Habitat
– dhe Z. Bekim Ramku, nga Fondacioni i Arkitekturës së Kosovës dhe Festivali i Arkitekturës së Kosovës
– Udhëhequr nga Z. Joseph Giustiniani, nga Ambasada e Francës në Kosovë

Dhe në shfaqjen e një dokumentari rreth Bogota-s nga regjisoret franceze Ila Beka dhe Louise Lemoine, i projektuar për Agora Bienale, nga Komuniteti urban i Bordeaux në vitin 2017.
Ky film (50 min) është pjesë e një seriali që tregon se si njerëzit në qytete të ndryshme të botës përshtaten me gjeografinë dhe klimën.

EVENT INFO :

  • Start Date:27/09/2018
  • Start Time:20:00
  • End Date:27/09/2018
  • End Time:22:00
  • Number of Participants:200
  • Location:Alliance Française de Pristina
  • Website:https://www.af-pristina.com

FIND THIS EVENT ON :

X