
Dashamirës të filmit, ashtu siq jemi të gjithë në dijeni, Aleanca Franceze në Prishtinë në mesin e shumë aktiviteteve të saj çdo herë organizon edhe “Cine Clubs” me filma të ndryshëm. Kësaj rradhe, me 14 nëntor nga ora 20.00, do ta keni mundesinë ta shikoni filmin “La bataille de Solférino”. Në këtë film mund t’i shohim sfidat e një gruaje, në familje, në profesionin e saj dhe problemet nga dashuria e saj në të kaluaren. Një dramë e shkelqyeshme.
Historiku i shkurtër i filmit:
Data e fillimit të shaqjes së filmit: 18 shtator 2013
Kohëzgjatja e filmit: 1h 34min
Realizuar nga: Justine Triet
Aktorët kryesor: Laetitia Dosch, Vincent Macaigne, Arthur Harari
Zhanrri i filmit: Drama
Kombësia: Francezë
Filmi do të jetë në frëngjisht por me titra në gjuhën shqipe.
Ejani, hyrja është falas!
EVENT INFO :
- Start Date:14/11/2018
- Start Time:20:00
- End Date:14/11/2018
- End Time:22:00
- Location:Alliance Française de Pristina, Kosovo
- Website:www.af-pristina.com