Août 1914/ Edicioni i 18 i Festivalit të Filmit Frankofon

  • 05/11/2018 - 19:00
  • Alliance Française de Pristina, Kosovo

Keni dëgjuar për filmin e metrazhit të shkurt “Août 1914”?

E dinit se ky film zgjat vetëm 17 minuta?

Nëse jo, atëherë do të keni mundesinë ta shikoni shumë shpejt!

Ky film është realizuar nga një regjisor belg i cili gjatë minutazhës së filmit, në vitin 2014, arriti me një mjeshtëri të nxjerr dritë mbi një periudhë të rëndësishme të historisë belge.

Ejani me 5 Nëntor, ndani 20 minuta nga koha juaj, mësoni diçka të re nga historia belge dhe, pse jo, mësoni ndonjë fjalë të re në gjuhën frënge!

Shfaqja e këtij filmi është organizuar nga zyra Belge në Kosovë, në kuadër të Festivalit të Filmit Frankofon dhe hyrja, ju e dini, që është falas!

Kështu që, mos harroni, 5 nëntor, ora 19:00, tek Aleanca Franceze në Prishtinë.

Ju mirëpresim!

EVENT INFO :

  • Start Date:05/11/2018
  • Start Time:19:00
  • End Date:05/11/2018
  • End Time:19:30
  • Location:Alliance Française de Pristina, Kosovo
  • Website:www.af-pristina.com

FIND THIS EVENT ON :

X