DELF dhe DALF janë diploma zyrtare të gjuhës frënge të lëshuara nga Ministria franceze e Arsimit.

DELF dhe DALF janë diploma që njihen në mbarë botën. Ato mund të shërbejnë si pasaportë për arsimin e lartë apo qasje në universitetet franceze. Për shembull, të certifikuarit me DALF janë të liruar nga çdo testi pranues i gjuhës në universitet franceze. Më e rëndësishmja, DELF dhe DALF tregojnë një nivel kualifikimi francez dhe duke jua rrisin mundësitë në gjetje të një punë.

Aleanca Franceze është e autorizuar për tetstimin dhe dhënien e 6 diplomave të pavarura që korrespondojnë me gjashtë nivele të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencës për Gjuhët.

E keni ditur se?

❖ Mund të merrni këto diploma në më shumë se 160 vende .

❖ Ka më shumë se 1,000 qendra të testimit .

❖ Më shumë se 200.000 dilpoma lëshohen  çdo vit .

Për më shumë informacion ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm: CIEPDELF alb.

Aleanca Franceze në Prishtinë ofron tri seanca në vit, shkurt, qershor, dhe shtator .