Pse duhet të mësohet frëngjishta?

1. Sepse është gjuhë që flitet në tërë botën

Më shumë se 200 million njerëz flasin frëngjisht në 5 kontinente. Frëngjishtja është gjuha më  e mësuar pas anglishtes dhe gjuha e nëntë e folur në botë.

2. Gjuhë për të gjetur punë

Nëse flisni frëngjisht dhe anglisht ju keni një shancë më shumë për tregun ndërkombëtar të punës. Franca është  fuqia e pestë tregtare dhe vendi i tretë për investimet e huaja dhe është një partner kryesor ekonomik.

3. Një gjuhë për të udhëtuar

Franca është vendi më i vizituar në botë me mbi 70 milion vizitorë në vit. Me mësimin e disa  nocioneve në frëngjisht, është shumë më kënaqësi për ta vizituar Parisin dhe të gjithë Francën.

4.Gjuhë e dytë në marrëdhëniet ndërkombëtare

Gjuha franceze është gjuha e punës dhe gjuha zyrtare e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, UNESKOs, NATOs, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

5.Gjuha e dashurisë dhe shpirtit

Të mësosh frëngjisht është kënaqësia e mësimit të  një gjuhe të bukur, të pasur dhe melodioze e cila  shpesh quhet dhe gjuha e dashurisë. Frëngjishtja është gjithashtu gjuhë analitike sepse strukturon mendimin dhe e zhvillon të menduarit kritik i cili është shumë i dobishëm në diskutime  apo në negociata.